18:59 / 26.04.2023
Pires lavdëron Artetan: Arsenali po bëhet sërish i madh
Uran Krasniqi / RTKLive
Ish-futbollisti i Arsenalit, Robert Pires, ka lavdëruar punën e spanjollit, Mikel Arteta, si trajner te Arsenal.
Francezi ka folur para ndeshjes që Arsenal e zhvillon kundër Manchester Cityt, dy skuadrat që po luftojnë për titull në Premier League e ku ndeshja e sontme mund të jetë edhe përcaktuese.
“Arsenali po bëhet sërish një klub i madh”, ka thënë Pires duke folur për "Le Parisien". “Skuadra po lufton për titullin dhe po rizbulon ADN-në, duke luajtur futboll të bukur, i cili gjithashtu na lejon të shohim talentët e rinj si Martin Odegaard e Bukayo Saka. Është gjithçka që Arsene Wenger vendosi kur arriti në klub. Ai donte që njerëzit të frymëzoheshin prej tij dhe të luanin futboll të bukur".























