Klopp kërkon rikthimin e Conor Bradley në ‘Anfield’
BKT
Sport

Klopp kërkon rikthimin e Conor Bradley në ‘Anfield’

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka konfirmuar se në zezonin e ardhshëm do të llogarisë në shërbimet e Conor Bradley.

Mbrojtësi i djathtë po tregon performancë të lartë tek Bolton Wanderers që po luan në formë huazimi nga ‘The Reds’.

Ai ka luajtur 39 ndeshje nga gjithsej 43 ndeshje te Boltonit këtë sezon të garave, duke shënuar pesë gola.

Klopp beson se Bradley se mund të jetë një lojtar mjaft i mirë si rezervë e Trent Alexander-Arnold.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm”, u tha Klopp gazetarëve.

“Sigurisht që ai është një pretendent për të luajtur sezonin e ardhshëm. Plani ynë për momentin është ta kthejmë atë këtu dhe ta mbajmë, por ne do të shohim”, ka theksuar strategu gjerman.