“Më të mirët”
BKT
Sport

“Më të mirët”

RTSH

“Simply the best”, nuk është kënga e Tina Turner por titulli kryesor që Daily Mail ua dedikon më të mirëve, Manchester City-t pas suksesit më të rëndësishëm të sezonit.

Fitorja 4-1 ndaj Arsenalit është meritë e De Bruyne sipas tabloidit që e ilustron faqen e parë me festën e mesfushorit belg i cili shënoi dy gola dhe dhuroi 1 asist.

Edhe “Daily Express” i kushton një hapësirë të madhe lojtarit belg pasi shkruan në faqen e parë “Golden Bruyne”, përshtatur në shqip De Bruyne i artë sepse i tillë ishte lojtari i bardhekaltërve në mbrëmjen e “Etihad Stadium”.

Të shkatërruar thekson “Star Sport” që i referohet paraqitjes aspak dinjitoze të Arsenalit që duhej ta interpretonte ndryshe këtë ndeshje.

“Ai akullit belg Kev prish ëndrrat e Arsenalit për titullin kampion”, thekson ky tabloid.

“Daily Telegraph” gjithashtu fokusohet te performanca e dyshes Halaand-De Bruyne duke nënvizuar faktin se tashmë Manchester City mund të vrasë përfundimisht ëndrrën e Arsenalit për t’u rikthyer tek titulli pas rreth dy dekadave mungesë.

Për “The Sun”, tashmë ka mbaruar gjithçka pasi Manchester City dominoi kundërshtarin dhe në lojë tabloidi fut emrin e Halaand duke bërë një lojë fjalësh.