Presidenti i La Ligës: Kthimi i Messit në Barcelona i komplikuar
F.Bytyqi/RTKLive
Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, mendon se kthimi i Lionel Messit në Barcelonë është i komplikuar, sepse sipas tij, katalonasit duhet të pajtohen me rregulloret e FFP.
Barcelona po bën çmos që ta rikthej asin argjentinas në ‘Camp Nou’. Messi në fund të këtij sezoni, e mbyll kontratën me PSG-n.
Dëshira e kampionit të Botës me Argjentinën është rikthimin në ish klubin e tij Barcelona, por sipas të parit të futbolli spanjoll, rikthimi i Messit është i komplikuar.
“Nëse më pyesni mua, kthimi i Messit në Barça është shumë i komplikuar. Ne duhet të shohim se si evoluon kjo, por duhet të plotësohen disa kushte, si largimi i lojtarëve dhe reduktimi i pagave, atëherë do të dihet se çfarë rroge do të kishte Messi”, ka thënë Tebas për ‘RMC Sport’.
Ndryshe, Messi kërkohet edhe nga Inter Miami (MLS) dhe nga Arabia Saudite.























