15:42 / 28.04.2023
Reali në ankth, Modriç rrezikon ndeshjen ndaj Cityt
F.Bytyqi/RTKLive
Gjiganti spanjoll, Real Madrid është në ankth. Sipas medieve spanjolle, mesfushori veteran i ‘Los Blanos’ Luka Modriç ka pësuar lëndim.
Mesfushori kroat thuhet do të mungojë në ndeshjet ndaj Almerias dhe Real Sociedadit në ligë dhe ndaj Osasunas në finalen e Kupës së Mbretit.
Madje, reprezentuesi kroat është në dyshim edhe për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt.
Modriç konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në skuadrën e Carlo Ancelottit dhe mungesa e tij në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Cityt do të ishte mjaft e madhe.























