Dortmund barazon dhe lëshon rast për t`i ikur Bayernit
BKT
Sport

Dortmund barazon dhe lëshon rast për t`i ikur Bayernit

Uran Krasniqi / RTKLive

Borussia Dortmund nuk ka arritur ta bëjë një hap të rëndësishëm drejt titullit në Bundesligë.

Në ndeshjen e xhiros së tridhjetë "milionerët" kanë barazuar me Bochumin. Ndeshja është mbyllur me rezultat 1-1. 

Të dy golat janë shënuar në pjesën e parë. Vendasit kanë kaluar në epërsi qysh në minutën e pestë me anë të Losilla. Gëzimi i Bochumit nuk ka zgjatur më shumë se dy minuta, pasi në minutën e shtatë Dortmund ka barazuar përmes Adeyemi. 

Pas kësaj ndeshje Dortmund kryeson me gjashtëdhjetë e një pikë, vetëm dy më shumë se sa Bayern Munich, që gjendet në pozitën e dytë. Ndërsa Bochum pas barazimit të sotëm gjendet në pozitën e pesëmbëdhjetë në tabelë me njëzet e tetë pikë.