Tuchel beson se Bayern do të punojë mirë në pesë ndeshjet e mbetura
BKT
Sport

Tuchel beson se Bayern do të punojë mirë në pesë ndeshjet e mbetura

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, ka thënë se situata në skuadër momentalisht nuk është e mirë, por ai ka shpresë se duke shkuar nga fundi i kampionatit gjërat do të përmirësohen.

Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro, Dortmund kryeson me gjashtëdhjetë e një pikë, vetëm dy më shumë se sa Bayern Munich, që gjendet në pozitën e dytë.

"Situata është bërë më e vështirë për ne tani, por nuk është e pashpresë", ka thënë Tuchel në një konferencë për shtyp. “Ende e kam ndjenjën se do të ndërrojmë shpejtësinë në pesë ndeshjet e fundit".

Ai ka thënë se nuk i intereson çfarë bën Borussia Dortmund, por vetëm skuadra që ai e drejton. 

“Nuk e di nëse do ta shikoj”, ka thënë Tuchel për ndeshjen e Dortmundit kundër Bochumit. "Kjo nuk na sjell asgjë. Situata jonë është shumë e qartë. Duhet të marrim pesëmbëdhjetë pikë. Tani bëhet fjalë vetëm për ne".