Milan nuk lejon që të mposhtet nga Roma
BKT
Sport

Milan nuk lejon që të mposhtet nga Roma

Uran Krasniqi / RTKLive

Një gol i Milanit në minutën e 97-të të ndeshjes e ka befasuar Romën dhe i ka dhënë skuadres nga Milano një pikë në "Stadio Olimpico" për të ruajtur vendin në zonën e Chmapions League. 

Ndeshja e xhiros së tridhjetë e dytë e Serisë A ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1. 

Për nëntëdhjetë minuta rrjetat kanë qenë të paprekura, ku skuadrat kanë lëshuar raste në të dy pjesët e ndeshjes. 

Abraham (90+4) ka realizuar për Romën, duke bërë që për një moment të mendohej se fitorja do t'u përkiste romakëve. Gëzimin e Romës pas vetëm tre minutave e ka prishur Alexis Saelemaekers, kur e ka mposhtur portierin Rui Patricio. 

Pas kësaj ndeshje, Milan gjendet në pozitën e katërt me pesëdhjetë e shtatë pikë po aq sa ka edhe edhe Roma në vendin e pestë.