Trepça mposht Sigal Prishtinën dhe i shkon Pejës në finale
BKT
Sport

Trepça mposht Sigal Prishtinën dhe i shkon Pejës në finale

Uran Krasniqi / RTKLive

Trepça ka mposhtur sonte Sigal Prishtinën dhe tashmë gjendet në finale të “Play-Offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kjo ishte përballja e pestë gjysmëfinale dhe njëkohësisht vendimtare. Mitrovicasit në finale i pret Peja, që ka eliminuar Golden Eagle Yllin në gjysmëfinale. 

Ndeshja është mbyllur me rezultat 74:77.

Te mitrovicasit më i miri në këtë ndeshje ishte Will Daniels me 24 pikë, katër kërcime dhe dy asistime.

Te Prishtina më i miri ishte Thomas me 19 pikë, katër kërcime dhe një asist.