21:38 / 30.04.2023
Peja mposhtet në finalen e Ligës Ballkanike nga Hapoel Beer Sheva
Uran Krasniqi / RTKLive
Peja ka humbur finalen e Ligës Ballkanike, ku të dielën është mposhtur nga klubi izraelit Hapoel Beer Sheva.
Në ndeshjen e zhvilluar në Stara Zagora të Bullgarisë rezultati përfundimtar ka qenë 101 - 95.
Te Peja David Joseph me 31 pikët e tij ishte më i miri, por u dallua edhe Brad Waldow, që shënoi 23 pikë.
Te Hapoel Beer Sheva u dalluan David Efiyani me 28 pikë dhe Greg Whittington me 23.
Tani fokusi i Pejës pritet të jetë në Finalen e PlayOff-it në Kosovë, ku do të ndeshet me Trepçën.























