08:58 / 02.05.2023
Carragher: Finalja e Cityt është ndaj Realit, jo kundër Milanit ose Interit
F.Bytyqi/RTKLive
Ish-futbollistin anglez, Jamie Carragher, ka folur për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.
Sipas Carragher Interi ose Milani nuk do të kenë shanse të mposhtin Manchester Cityn në finale nëse skuadra e Pep Guardiolës e eliminon Real Madridin.
Milan-Inter dhe Real Madrid-Manchester City janë dy gjysmëfinalet e Ligës së Kmapionëve.
“Inter ose Milan të dënuar në rast të finales së Champions! Nuk kanë asnjë shans ndaj Manchester City. Finalja e ekipit te Guardiolas është ndaj Real Madrid”, ka thënë Carragher.























