23:58 / 02.05.2023
Sociedad mposht Realin, futët në zonën e ‘Championsit’
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Real Sociedad ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, duke mundur Real Madridin, me rezultat 2-0, të martën në kuadër të La Ligës.
Ballafaqimi mes Sociedadit dhe ‘Los Blancos’, ka dhuruar një duel mjaft interesant me raste të mira dhe dy gola të shënuara.
Take (47’), shënoi golin e avantazhit për Sociedadin, derisa Barrenetxea (85’), dyfishojë epërsinë e nikoqirëve në 2-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo sfidë joshëse.
Sociedad tashmë ngjitët në vendin e katërt me 61 pikë, kurse, Real Madrid mbetet në pozitën e dytë me 68 pikë, 14 me pak se kryesuesi Barcelona.























