Bellingham , 6 vite në “Santiago Bernabeu”
RTSH
Prej një kohe të gjatë emri i Jude Bellingham po lakohet nëpër media pikërisht për të ardhmen e tij të paqartë që dukej se deri më tani ishte e tillë, por sipas raportimeve më të fundit Jude Bellingham do t’i bashkohet Real Madridit në verë.
Prej një kohe të gjatë “Los Blancos” kanë monitoruar situatën e tij dhe sigurisht që lojtari është një kërkesë edhe e trajnerit Carlo Ancelotti. Gara ka qenë e fortë për anglezin me shumë klube evropiane të interesuara për shërbimet e tij, por Reali është ai që mbretëron.
Mesfushori anglez do të jetë një aset shumë i rëndësishëm për “Los Blancos” për edicionet në vijim, shkruan kështu spanjollja “AS”.
Mediet spanjolle kanë zbuluar edhe detaje nga kontrata e tij me madrilenët. Bellingham do të nënshkruajë kontratë gjashtë vjeçare me Real Madridin, i cili e kthen atë në futbollistin e dytë më të paguar në klub.
Më i paguari është belgu Eden Hazard, që përfiton rreth 430 mijë euro në javë dhe që padyshim ka qenë një nga dështimet më të mëdha të Real-it të Madridit por edhe transferimi i vetë lojtarit ishte i tillë pasi nuk i përmbushi kurrë pritshmëritë e klubit dhe te justifikonte pagën e tij si më i paguari i këtij klubi.























