15:24 / 06.05.2023
Alexis Mac Allister në Liverpool?
F.Bytyqi/RTKLive
Klubi anglez, Liverpool raportohet se është afër transferimit Alexis Mac Allister të Brightonit.
Menaxheri i ‘Të kuqve’, Jurgen Klopp e admiron argjentinasin të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano klubi nga ‘Anfield’ ka avancuar në negociata me lojtarin pasi tashmë ka paraqitur projektin dhe propozimin e tyre financiar në kampin e lojtarit.
Liverpooli është i bindur se do të nënshkruajë 24-vjeçarin dhe kampioni i Botës me Argjentinën duket se sezonin e ardhshëm do të jetë nën urdhrat e Jurgen Klopp.























