16:53 / 06.05.2023
Kryeministri Kurti përkujton Luan Hardinajn
RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Luan Haradinaj, në 26 vjetorin e rënies së tij.
“Luani luftoi përballë forcave armike të Serbisë e në mbrojtje të shokëve, derisa i goditur ballazi ra dëshmor lirie, duke e shenjuar me gjakun e tij rrugën aq të vështirë të atij kufiri të padrejtë që më pas do ta shembnin shokët e tij ushtarë të UÇK-së”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.























