S’gabon City, Chelsea rigjen fitoren, triumfon edhe Tottenham
F.Bytyqi/RTKLive
Manchester City i Pep Guardiolës, ka bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit në Premier League.
‘Qytetarët’ e kanë mposhtur Leeds Unitedin, me rezultat 2-1, të shtunën në kuadër të javës së 34-të në elitën e futbollit anglez.
Të besuarit e Guardiolës, edhe në duel me Leeds, shfaqen performancë të mirë, derisa ishte Gundogan (19’, 27’), njeriu i ndeshjes duke shënuar dygolësh në fitoren e Cityt, derisa për Leeds golin e vetëm e realizoi Rodrigo (85’).
Pas kësaj fitore, City ‘blindon’ kreun e tabelës me 82 pikë, katër më shumë së Arsenali, kurse, Leeds ndodhet në pozitën e 17-të me 30 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë, Chelsea më në fund ka rigjetur rrugën e fitoreve. Skuadra e Frenk Lampardit, e mposhtin në udhëtim Bournemouth, me rezultat 1-3. Gallagher (9’), Badiashile (82’) dhe Felix (84’), u përkujdesën për fitoren e londinezëve, kurse, golin e vetëm për nikoqirët e realizoi Vina (21’).
Edhe Tottenham ka arritur fitore duke mundur Crystal Palace, me rezultat 1-0, me golin e Kane (41’).























