21:48 / 06.05.2023
PSG, Messi nuk thirret për ndeshjen me Troyes
rtsh
Videoja e faljes e publikuar dje nuk mjaftoi: Lionel Messi është ende në stuhi me PSG-në.
Në fakt, asi argjentinas nuk është thirrur për ndeshjen e nesërme mes skuadrës së Galtier dhe Troyes.
Gjithçka nisi me udhëtimin e Messit në Arabinë Saudite pa leje, pas së cilës klubi francez vendosi ta pezullojë për dy javë argjentinasin.
Dhe, megjithëse Messi ka kërkuar falje publike, përçarja duket se ende nuk është shëruar plotësisht.























