23:57 / 06.05.2023
Reali rrëmben Kupën e Mbretit, mposht Osasunën
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Real Madridi është fitues i Kupës së Mbretit pasi që sonte mundi Osasunën në Sevilla në ndeshjen finale, me rezultat 2-1.
Finalja mes këtyre dy skuadrave të njohura spanjolle, ka dhuruar një sfidë interesante, ku nuk munguan rastet nga të dy anët dhe tre gola të shënuara.
Padyshim se njeriu i ndeshjes ishte Rodrygo, i cili shënoi dygolësh në minutën e 2’ dhe 70’, derisa golin e vetëm për Osasunën e realizoi Torro (58’).
‘Los Blancos’ e fitojnë për herë të 20-të këtë trofe, ndërsa e para nga viti 2014.
Real Madridi pas këtij trofeu, tashmë do të përqendrohet për sfidën e madhe kundër Manchester Cityt në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ndeshje kjo që do të luhet mesjavën që vjen.























