Emery u përgjigjet kritikëve për emërimin e Alemany
F.Bytyqi/RTKLive
Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, është kritikuar rreth emërimit të drejtorit të ri sportiv Mateu Alemany.
Alemany do të largohet nga Barcelona për të marrë pozitën e drejtorit sportiv të Aston Villa.
“Nuk është momenti për të folur tash për disa ndryshime që do të vijnë këtu. Kur erdha këtu me kryetarin Nassef, ne folëm për synimet tona për ndërtimin e skuadrës për të ardhmen”, tha Emery.
“Ne duam të forcojmë strukturën tonë. Të përpiqemi të ngritëmi një nivel tjetër me ekipin, me lojtarët, me strukturën që mund të krijojmë këtu. Dhe sigurisht, Mateu Alemany është një person me eksperiencë, ai ka punuar në një nivel të lartë dhe, nëse do të vijë këtu, do të jetë një mundësi shumë e mirë për të krijuar një strukturë të fortë me të”, ka theksuar strategu spanjoll.























