Peja e shpartalloi Trepçën në “Karagaçi”, barazohet seria finale
BKT
Sport

Peja e shpartalloi Trepçën në “Karagaçi”, barazohet seria finale

B. H. / RTKlive

Basketbollistët e Pejës kanë shënuar fitore bindëse ndaj Trepçës, në takimin e dytë të serisë finale të “play-off”-it në Superligën e Kosovës.

Peja që nga fillimi i ndeshjes së zhvilluar në palestrën e stërmbushur “Karagaçi” tregoi forcën e saj dhe u shkëput në rezultat, duke mos e vënë në dyshim për asnjë moment fitoren në përballjen e dytë me skuadrën mitrovicase, duke triumfuar në fund me madje 28 pikë epërsi, 107:79. Jalen Tate e udhëhoqi Pejën me 22 pikë, 10 kërcime e 8 asistime, kurse te Trepça më efikasi ishte Drilon Hajrizi, me 18 pikë. Tani seria finale është barazuar 1:1 dhe drama rikthehet sërish në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku do të zhvillohet ndeshja e tretë.