Arsenali nuk dorëzohet, fiton ndaj Newcastle
BKT
Sport

Arsenali nuk dorëzohet, fiton ndaj Newcastle

B. H. | RTKlive

Ndonëse tashmë shumëkush i ka fshirë nga lufta për titull, Arsenali me fitoren e sotme mbresëlënëse 2:0 ndaj Newcastle tregoi se nuk dorëzohet deri në fund.

Në përballjen e skuadrës së dytë dhe asaj të tretë në renditje në “St James Park”, ishin ‘Topçinjtë’ që kaluan në avantazh në minutën e 14-të me golin e shkëlqyer të kapitenit Martin Odegaard. Ndërkaq, pasi vendasit humbën shumë raste, në minutën e 72-të, pas një aksioni të Gabriel Martinellit, Fabian Scher e çoi topin në rrjetën e portës së tij për 2:0.

Kjo fitore e afron Arsenalin me një pikë ndaj Manchester Cityt (82-81), por skuadra e Pep Guardiolës ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Newcastle mbetet i treti me 65 pikë, dy më shumë se Manchester United (me një ndeshje më pak) dhe tre më shumë se Liverpool (i cili ka një ndeshje më pak).