Struga për herë të parë në histori kampione e Maqedonisë së Veriut
BKT
Sport

Struga për herë të parë në histori kampione e Maqedonisë së Veriut

B. H.| RTKlive

KF Struga për herë të parë në historinë e saj të shkurtër arriti të sigurojë titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut, dy xhiro para përfundimit të kampionatit.

Fitorja e sotme 2:0 ndaj Sileksit dhe fitorja e ish-kampionit Shkupit në duel me Shkëndijën, 2:1 ka bërë që Struga të ketë epërsi të paarritshme ndaj përcjellësit prej 7 pikësh. Kësisoj, struganët konfirmuan sezonin e tyre fantastik, në të cilin e morën kryesimin e tabelës që në fillim të kampionatit dhe nuk e lejuan veten të dështojnë deri në fund. Golat në ndeshjen e sotme për Strugën i shënuan Besart Ibraimi në minutën e 43-t dhe kapiteni Bunjamin Shabani, në minutën e 46-të.