UEFA cakton arbitrin e euroderbit
RTSH
Në prag të euroderbit, UEFA ka zbuluar arbitrin kryesor si dhe asistentët e tij. Superdueli do të gjykohet nga spanjolli Zhezus Gil Manzano.
Për 39-vjeçarin kjo ndeshje është një vlerësim i madh në karrirë pasi kurrë më parë nuk ka gjykuar një takim që vlen një vend në finalen e madhe të Champions-it.
Kryesori do të mbetetë në historinë e arbitrimit pasi në 2021, në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Mbretit mes Bilbaos dhe Barçës, largoi me karton të kuq Lionel Messi-n.
Duelin mes Milan-it dhe Inter-it do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Skuadra e arbitrave
Gjyqtari: Zhezus Gil Manzano
Asistentët: Diego Barbero, Anhel Nevado
Arbitri i katërt: Zhoze Mara Sançez
VAR: Huan Martinez Munera
Asistent VAR: Alehandro Hernndez























