Busquets njofton largimin nga Barcelona: Ka qenë një nder
Uran Krasniqi/RTKLive
Sergio Busquets do të largohet nga Barcelona në qershor kur t`i ketë mbaruar kontrata, duke i dhënë fund një epoke shumë të suksesshme në klub.
Për këtë ka njoftuar vetë futbollisti të mërkurën.
Tridhjetë e katër vjeçari ka qenë një lojtar kyç për Barçën që nga bashkimi i tij me ekipin e parë në vitin 2008 nën drejtimin e ish-trajnerit , Pep Guardiola. Ai ka bërë mbi 700 paraqitje deri më sot, ku ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve të Evropës si dhe tetë herë La Ligan spanjolle.
“Ka ardhur momenti për të njoftuar se ky është sezoni im i fundit në Barcelonë”, ka shkruar Busquets në Instagram.
“Ka qenë një udhëtim i paharrueshëm. Ka qenë një nder, një ëndërr, një krenari. Ka qenë gjithçka për të mbrojtur dhe përfaqësuar këtë simbol për kaq shumë vite, por gjithçka ka një fillim dhe një fund".
Edhe pse nuk ka qenë një vendim i lehtë, mendoj se ka ardhur koha”.
Në dhejtor të vitit Busquets u largua edhe nga Kombëtarja spanjolle, ku ishte paraqitur për gati pesëmbëdhjetë vite dhe me të cilën kishte fituar Kupën e Botës më 2010 dhe Kampionatin Evropian më 2012.
Busquets nuk ka treguar se ku do ta vazhdojë karrierën, ndërsa mediat spanjolle e lidhin atë me një kalim në Arabinë Saudite.























