Inter me epërsi prej dy golave kundër Milanit pas pjesës së parë
BKT
Sport

Inter me epërsi prej dy golave kundër Milanit pas pjesës së parë

Uran Krasniqi / RTKLive

Dy gola për dymbëdhjetë minuta kanë vendosur Interin në një avantazh të paparashikuar ndaj Milanit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. 

"Zikaltërit" e kanë nisur furishëm ndeshjen, ku Dzeko e ka gjetur golin qysh në minutën e tetë përmes një gjuajtje volej pasi paraprakisht ka pranuar topin nga nga Calhanoglu. 
Pas vetëm katër minutave Inter ka ardhur edhe tek goli i dytë, kur Mkhitaryan është treguar i saktë nga afërsia.
Me epërsi prej dy golave është mbyllur edhe pjesa e parë.