23:23 / 10.05.2023
Allegri para ndeshjes me Sevillan: E duam finalen
Uran Krasniqi / RTKLive
Massimiliano Allegri ka thënë se ai me Juventusin po synon finalen e Europa League.
Juventus pret të enjten Sevillan në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Europa League.
"Juve ka luajtur në dy finale evropiane në vitet e fundit dhe ne duam të arrijmë edhe këtë. Tri javët më të rëndësishme janë para nesh tani", ka thënë Allegri. “Ne duhet të tregojmë të njëjtën qasje si në dy ndeshjet tona të fundit duke respektuar kundërshtarët tanë dhe duke shfrytëzuar dobësitë e tyre”.
Allegri ka bërë të ditur se mbrojtësi Gleison Bremer është lojtari i vetëm i padisponueshëm për ndeshjen.























