West Ham s`lejon humbjen nga AZ Alkmaar, Basel befason Fiorentinën
Uran Krasniqi / RTKLive
West Ham nuk ka lejuar që të mposhtet nga AZ Alkmaar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Conference League.
AZ Alkmaar ka mbyllur pjesën e parë me epërsi ndaj West Hamit, por në fund anglezët kanë fituar me rezultat 2-1.
Ka qenë minuta e dyzet e një kur Reijnders ka gjetur golin për skuadrën holandeze.
Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë,
Pastaj në pjesën e dytë ka qenë radha e skuadrës së West Hamit.
Fillimisht Benrahma e ka realizuar golin e barazimit në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë e pastaj
Antonio e ka shënuar goline fitores pas dhjetë minutave.
Në takimin tjetër një fitore të befasishme e ka shënuar Baseli ndaj Fiorentinës. Cabral i ka dhënë avantazhin skuadrës italiane në minutën e njëzet e pestë, por zviceranët nuk janë dorëzuar. Ndeshja në fund është mbyllur 2-1 për klubin nga Zvicra.
Diouf (71') fillimisht e ka barazuar rezultatin e pastaj Amdouni (90+3') ka vulosur fitoren.
Ndeshjet e dyta zhvillohent pas një jave.























