Roma e Mourinhos ‘blindon’ asin e tyre
BKT
Sport

Roma e Mourinhos ‘blindon’ asin e tyre

F.Bytyqi/RTKLive

Mbrojtësi Chris Smalling raportohet se edhe për disa vite do të vesh fanellën e AS Romës.

‘Romakët’ janë të kënaqur me performancën e mbrojtësit të tyre të cilin duan ta mbajnë në kryeqytetin italian edhe për disa sezone.

Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, tashmë agjenti i lojtarit ka zbarkuar në Romë, për të kryer detajet e fundit të kontratës së re mes Romës dhe Smalling.

“Agjenti i Smalling ka zbarkuar në Romë për detajet e fundit të kontratës së re që do ta mbajë anglezin në kryeqytet të paktën deri në vitin 2025”, shkruan Romano.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho llogaritë në shërbimet e Smalling të cili dëshiron ta ketë në skuadër të paktën edhe sezonin e ardhshëm.