13:13 / 12.05.2023
Eliminohet edhe Loriana Kuka
RTKLive
Loriana Kuka është xhudistja e radhës dhe fundit e Kombëtares së Kosovës që është eliminuar nga Kampionati Botëror që po mbahet në Doha të Katarit.
Kuka kishte eksperiencë të shkurtër në këtë eveniment të madh të xhudos. Ajo u eliminua qysh në rrethin e parë të kategorisë deri në 78 kilogramë nga garuesja bjelloruse, por që garon si e pavarur, Darya Kantsavaya.
Paraprakisht, pa medalje mbetën edhe Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Erza Muminoviq, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.
Kosova e mbyll pa medalje pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të xhudos, diçka që nuk i ndodh shpesh.























