Aguero i mahnitur nga Reali në Champions
BKT
Sport

Aguero i mahnitur nga Reali në Champions

B. H. | RTKlive

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Manchester Cityt, Sergio Aguero e ka pranuar se Liga e Kampionëve është një garë që i përshtatet Real Madridit.

Ai ka mbetur i mahnitur me paraqitjen e mbretërve, të martën kundër Manchester Cityt, ku ata ishin në gjendje ta menaxhonin lojën kundër skuadrës së Pep Guardiolës, por ka një gjë të cilën ai nuk din ta shpjegojë.

“Nuk e kuptoj Real Madridin në Champions League. Duket se ata stërviten vetëm për të luajtur në këtë garë. Ndërkaq, kur i sheh ata duke luajtur në La Liga thua: ‘Vallë, si mund të luajnë kështu?'”, ka thënë Aguero për ESPN. “Duket sikur në Champions League, ata shndërrohen në personazhe të ‘Dragon Ball Z’. Thjesht është e pabesueshme. Kur Reali është në formë është i papërmbajtshëm”, ka shtuar Aguero, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2021.