16:41 / 12.05.2023
Edin Dzeko vazhdon kontratën me Interin
B. H. | RTKlive
Kapiteni i Kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës, Edin Dzeko do të vazhdojë kontratën me Interin.
Ai është pjesë e klubit zikaltër që nga viti 2021. Pavarësisht se në mars e festoi ditëlindjen e 37-të, Dzeko ende është duke luajtur në formë të lartë.
Ai me Interin do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, deri në fund të sezonit 2023/2024.
Sulmuesi pranoi t'i reduktohej paga, nga gjashtë e gjysmë në pesë milionë euro.
Dzeko gjatë karrierës së tij ka luajtur për Wolfsburgun, Manchester Cityn dhe Romën.
Ai ishte protagonist në fitoren që Interi e realizoi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Milanit (2:0), duke shënuar golin e parë.























