Bislimi: E ardhmja e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në BE
M.Miftari/RTKlive
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim gjatë ditës me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichikj.
“E ardhmja e Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i përket në Bashkimin Evropian. Vendet tona po bëjnë hapa dhe përpjekje për të avancuar rrugëtimin e tyre drejt BE-së”, tha Bislimi.
Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se në takim palët diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit përmes dhe mbledhjeve ndërqeveritare që mund të mbahen në të ardhmen, si dhe u shprehën dhe përgëzimet për Kosovën në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave, si hap i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të vendit.
Më tej, sikundër njoftohet në komunikatë, veç tjerash u trajtuan edhe rritja e efikasitetit sa i përket bashkëpunimit ndërkufitar.























