Witsel njofton tërheqjen nga Kombëtarja e Belgjikës
BKT
Sport

Witsel njofton tërheqjen nga Kombëtarja e Belgjikës

Uran Krasniqi/RTKLive

Mesfushori belg, Axel Witsel, është tërhequr nga kombëtarja pas më shumë se pesëmbëdhjetë vitesh. 

Witsel ka bërë për Belgjikën 130 paraqitje dhe ishte pjesë e ekipit që përfundoi në vendin e tretë në Kupën e Botës 2018 në Rusi.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm mora vendimin të tërhiqesha”, ka shkruar futbollisti i i Atletico Madridit në Instagram. "Ka qenë një krenari e madhe të përfaqësoj vendin tim. Tani është e rëndësishme për mua t'i kushtoj më shumë kohë familjes sime dhe të fokusohem te klubi im".

Witsel para bashkimit me klubin spanjoll ka luajtur për Standard Liege, Benfica, Zenit Saint Petersburg, Tianjin Quanjian dhe Borussia Dortmund.