Dortmund nuk gabon dhe vazhdon garën për titull
BKT
Sport

Dortmund nuk gabon dhe vazhdon garën për titull

Uran Krasniqi / RTKLive

Borussia Dortmund ka vazhduar ta mbajë presionin ndaj Bayern Munichut në garën për titull të Bundesligës. 

Fitorja 6-0 e Bayern Munich ndaj Schalkes e çoi kampionin katër pikë përpara Dortmundit, por pas ndeshjes në "Signal Iduna Park" diferenca është vetëm një pikë. 

Kjo pasi "milionerët" kanë fituar 5-2 kundër Borussia Monchengladbach. 

Donyell Malen (5′), Jude Bellingham (18′ – nga penalltia),  Sebastien Haller (20′, 32′) dhe Giovanni Reyna kanë shënuar për Dortmundin. 

Për mysafirët kanë realizuar Ramy Bensebaini (75′ – nga penalltia dhe Lars Stindl (85′).

Pas kësaj ndeshje Dortmund mbetet në vendin e dytë me 67 pikë, ndërsa M’gladbach mbetet në vendin e njëmbëdhjetë me 39 pikë.