Real Madrid fiton nga Getafe
BKT
Sport

Real Madrid fiton nga Getafe

Uran Krasniqi/RTKLive

Real Madrid po insiston që të paktën të përfundojë në pozitën e dytë të La Ligas në këtë edicion. "Mbretërit" kanë fituar ndaj Getafes në ndeshjen e sontme.

Rezultati ka qenë minimal 1-0. 

Në pjesën e parë madrilenët nuk kanë arsyetuar emrin që e mbajnë dhe në pjesën e dytë Ancelotti ka futur në fushë Vinicius Juniorin dhe Luka Modricin. 

Marco Asensio ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes në minutën e shtatëdhjetë. 

Mysafirët kanë pasur statistika dëshpëruese, ku vetëm tri herë kanë gjetur kuadratin e portës. 

Pas kësaj ndeshje Madridi ka 71 pikë dhe është në pozitën e dytë, kurse Getafe në vendin e tetëmbëdhjetë me 34 pikë.  

Real Madrid udhëton drejt Anglisë për t'u përballur me Manchester Cityn në Champions League të mërkurën, ndërsa Getafe do të përballet me Elchen të shtunën e ardhshme.