Brighton i jep fund ëndrrës së Arsenalit për titull
BKT
Sport

Brighton i jep fund ëndrrës së Arsenalit për titull

Uran Krasniqi/RTKLive

Brighton & Hove Albion i ka dhënë fund ëndrrës së Arsenalit për t`u shpallur kampion i Premier Leagues.

Në ndeshjen e xhiros së tridhjetë e gjashtë Arsenal është mposhtur në shtëpi nga Brighton me rezultat 0-3. 

Pjesa e parë njohu disa raste, por rrjetat nuk u prekën. 

Në pjesën e dytë mysafirët e kishin më seriozisht. 

Enciso (51'), Undav (86') dhe Estupinan (90 + 6') kanë realizuar për skuadrën e trajnerit Roberto De Zerbi. 

Humbja e sotme e lë Arsenalin në vendin e dytë me 81 pikë, katër larg liderit të ligës, Manchester City, që i duhen vetëm tri pikë për të fituar titullin e tretë radhazi.

Brighton ngjitet në vendin e gjashtë në tabelë me pesëdhjetë e tetë pikë dhe me një ndeshje më pak.