Arsenali bën gati supergoditjen në tregun e futbollistëve
BKT
Sport

Arsenali bën gati supergoditjen në tregun e futbollistëve

B. Halimi | RTKlive

Arsenali është duke u përgatitur për të krijuar një skuadër të denjë për Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

“Topçinjtë“ patën paraqitje mjaft të mira në këtë edicion, por dështuan në hapin final për të arritur te titulli i kampionit në Ligën Premiere. Tani skuadra e drejtuar nga Arteta synon të lë gjurmë në edicionin e ri në garat evropiane.

Sipas “Daily Mail” Arsenali synon të bëjë investime të mëdha në skuadër gjatë verës. E prurja e parë pritet të jetë Declan Rice, për të cilin do të ofrohen 103.5 milionë euro. Me këtë shifër ai do të bëhej nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e klubit londinez.

“Topçinjtë” tashmë e kanë bërë gati kontratën për mesfushorin e West Hamit, i cili do të përfitonte 345 mijë euro në javë. Po sipas mediave britanike, Granit Xhaka mund të përfundojë te Bayer Leverkuseni, pasi është një nga lojtarët nga të cilët klubi mund të përfitojë para.