Guardiola: Reputacioni im është futbolli i bukur
B. Halimi | RTKlive
Pep Guardiola thotë se reputacioni i tij për kohën në Manchester City do të jetë futbolli i bukur i luajtur nga skuadra e tij, e jo numri i trofeve.
Trajneri katalanas iu përgjigj edhe një herë pyetjeve në lidhje me mungesën e titujve të Ligës së Kampionëve përpara ndeshjes së dytë gjysmëfinale kundër Real Madridit.
City është në prag të titullit të pestë të Ligës Premiere në shtatë vjet nën drejtimin e Guardiolës dhe po ashtu luan edhe në finalen e FA Cup kundër Manchester United.
"Reputacioni im është tashmë i jashtëzakonshëm. Duke marrë parasysh që ne kemi bërë futboll të jashtëzakonshëm këtë vit. Tifozët do ta kujtojnë se kemi shënuar shumë gola, kemi pranuar pak dhe kemi fituar shumë trofe. Kemi kaluar shumë mirë vitet e fundit. Ndoshta njerëzit në Evropë nuk e vunë re, por ne kaluam mirë. Ky është reputacioni im”, tha Guardiola.
Pavarësisht dominimit të Cityt në futbollin anglez, Liga e Kampionëve mbetet e pakapshme për momentin. Ata humbën në finalen e 2021 nga Chelsea dhe u eliminuan nga Real Madrid në gjysmëfinale vitin e kaluar. Në sezonet e mëparshme ata humbën nga Monaco, Lyon dhe Tottenham.























