Manchester City i bashkohet Interit në finalen e Stambollit
Uran Krasniqi / RTKLive
Pep Guardiola ka gjasa që të fitojë me Manchester Cityn atë që ende nuk e ka fituar: Champions Leaguen.
City e ka eliminuar nga Champions League hiç më pak se Real Madridin, kampionin me më së shumti tituj të këtij kompeticioni.
Ndeshja e të mërkurës në Angli ka përfunduar me rezultat 4-0, ndërsa rezultati i përgjithshëm është 5-1.
Se do ta dominojë ndeshjen City ka treguar qysh në fillim.
Golin e parë Silva e ka realizuar që në minutën e 23-të pas një asisti nga De Bruyne. Kur është dukur se pjesa e parë do të mbyllet vetëm me një gol, në minutën e tridhjetë e shtatë portugezi ka dalur edhe një herë në skenë, duke shënuar edhe golin e dytë.
Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë.
Në pjesën e dytë City ia ka dalur që të realizojë edhe dy gola të tjerë.
Ka qenë fillimisht autogoli i Militaos që e ka trefishuar epërsinë e Cityt, ndërsa në kohën shtesë Alvarez me golin e tij e ka vulosur ndeshjen.
Kjo është hera e dytë që City prekë finalen e CHL. Herën e parë në një finale angleze ishte mposhtur nga Chelsea.
Manchester City me epërsi prej dy golash pas pjesës së parë
Bernardo Silva është treguar i saktë në dy raste duke bërë që Manchester City të shkojë në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh me avantazh prej dy golave.
Skuadra e Pep Guardiolas e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 2-0.
Golin e parë Silva e ka realizuar në minutën e 23-të pas një asisti nga De Bruyne.
Kur është dukur se pjesa e parë do të mbyllet vetëm me një gol, në minutën e tridhjetë e shtatë portugezi ka dalur edhe një herë në skenë, duke shënuar edhe golin e dytë.
Megjithatë janë edhe dyzet e pesë minuta lojë, ku skuadrat do të përpiqen t'i realizojnë qëllimet e tyre.























