10:12 / 18.05.2023
Dzeko mesazh City-t: Shihemi në Stamboll
F.Bytyqi/RTKLive
Inter-Manchester City do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve, ndeshje kjo që do të luhet me 10 qershor në Stamboll.
Sulmuesi i skuadrës ‘Nerazure’, Edin Dzeko ka mirëpritur kualifikimin e ish-skuadrës së tij në finalen e ‘Championsit.
Sulmuesi boshnjak, i cili dikur ka qenë pjesë e Cityt, përmes rrjeteve sociale, i ka dërguar një mesazh skuadrës se Pep Guardiolës.
“Shihemi në Stamboll, Man City”, ka shkruar ish-sulmuesi Dzeko.























