Capello: Tani Ancelotti duhet ta shqyrtojë ofertën e Brazilit
BKT
Sport

Capello: Tani Ancelotti duhet ta shqyrtojë ofertën e Brazilit

B. Halimi | RTKlive

Pas humbjes së rëndë nga Manchester City (4:0), Fabio Capello ka deklaruar se kjo mund të jetë koha e duhur për Carlo Ancelottin për t`u larguar nga Reali.

“Humbja 4:0 është shumë e vështirë, Carlo mund ta ketë menduar se tani do të ishte më mirë sikur e shqyrton ofertën nga Brazili. Aktualisht ka skuadra më të forta se Reali, dhe ndoshta ai do të donte të fitonte titullin e kampionit të botës. Mendoj se ai duhet ta pranojë ofertën e Brazilit", tha Capello.

Ai tutje e ka vlerësuar favorit Man. Cityn edhe në finalen përballë Interit. “Kjo është hera e dytë që Guardiola është në finalen e Ligës së Kampionëve me Cityn, dhe këtë herë ai është një favorit i madh. Skuadra e tij nuk ka asnjë pikë të dobët”, ka shtuar trajneri i njohur italian.