Al Hilali godet Barçën, rrit ofertën për Messin
BKT
Sport

Al Hilali godet Barçën, rrit ofertën për Messin

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi nga Arabia Saudite, Al Hilal duket se është më afër transferimit të asit argjentinas Lionel Messit.

Kampioni i Botës me Argjentinën, në fund të këtij sezoni, do ta mbyll kontratën me PSG-së, dhe siç raportohet, e ardhmja e Messit do të jetë larg Parisit.

Barcelona dhe Al Hilal janë duke bërë gare të ashpër për blerjen e sulmuesit argjentinas.

Gara për nënshkrimin e tij është oferta më e madhe që i është bërë ndonjë futbollisti ndonjëherë, sipas Jaume Roures. Roures, i cili është kreu i Mediapro dhe mban të drejtat e transmetimit për La Liga, i tha Cadena SER se oferta e Messit ishte rritur.

Raportimet e mëparshme kishin vendosur shifrën në rreth 400 milionë euro për një kontratë dyvjeçare, por Roures deklaroi se ata e kishin rritur ofertën e tyre me 100 milionë euro shtesë. Për kontekstin, Barcelona mendohet se ofron diku rreth 14 milionë euro në vit për Messin, mbi 35 herë më pak se sa Roures pretendon se Messi do të fitonte në Lindjen e Mesme.

Kujtojmë se Messi u largua nga Barcelona pas më shumë se 15 vjetësh në verën e vitit 2021 për t’u transferuar te Paris Saint-Germaini.