Ramsdale nënshkruan kontratë të re me Arsenalin
BKT
Sport

Ramsdale nënshkruan kontratë të re me Arsenalin

Uran Krasniqi / RTKLive

Portieri anglez Aaron Ramsdale ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin, ka njoftuar klubi i Premier Leagues të enjten.

Qëkur iu bashkua klubit të Londrës nga Sheffield United në vitin 2021 Ramsdale ka arritur të bëhet një protagonist me rol shumë të rëndësishëm te skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta. Pozicioni i tij ka qenë i padiskutueshëm në këtë edicion ku Arsenal luftoi deri në fund për titullin e kampionit. 

“Ne të gjithë jemi shumë të lumtur që Aaron ka nënshkruar një kontratë të re. Mënyra se si Aaron është zhvilluar gjatë dy viteve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme”, ka thënë trajneri Arteta për faqen e klubit.

 Ramsdale deri më tash ka qenë poriteri i dytë i Kombëtares angleze.