Peja është kampione e basketbollit kosovar
BKT
Sport

Peja është kampione e basketbollit kosovar

Basketbolli kosovar ka kampion të ri: Pejën.

Titulli është fituar pas një ndeshje dramatike mbrëmjen e të enjtes në “Minatori”. 

Rezultati përfundimtar ka qenë 91:93 (17:21, 17:15, 24:22, 19:19, 14:16). 

Pikët e Waldov ishin përcaktuese për rezultatin dhe fitoren e pejanëve. 

Drilon Hajrizi ishte më i miri te Trepça, ndërsa te Peja ishte Joseph.

Medaljet e arta dhe të argjendta i kanë ndarë Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala.

Fetahu ka dorëzuar edhe trofeun e titullit për kapitenin e Pejës, Arti Hajdari.