Aren Slot, një tjetër kandidat për të marrë drejtimin e Tottenhamit
BKT
Sport

Aren Slot, një tjetër kandidat për të marrë drejtimin e Tottenhamit

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi anglez, Tottenham ende është në kërkim të trajnerit të ri pas largimit të Antonio Conte-s.

Në mesin e disa emrave për ‘timonier’ të ri të ‘Spurs’ është edhe trajneri i Feyenordit, Aren Slot.

Slot udhëhoqi Feyenordin drejt titullit të kampionit këtë sezon të garave në Holandë. Sipas medieve britanike, Slot është i preferuari i bordit dhe kryetarit Daniel Levy.

Drejtuesit të Tottenhamit, siç raportohet, shumë shpejtë do të nisin negociatat me strategun holandez të cili duan t’ia besojnë drejtimin e skuadrës.

Madje, thuhet se Slot pëlqen që zejen e trajnerit të vazhdojë në Premier League, ligën më të fortë në Evropë.