Spalletti do të largohet nga Napoli, shkak mosmarrëveshja me De Laurentiis
BKT
Sport

Spalletti do të largohet nga Napoli, shkak mosmarrëveshja me De Laurentiis

B. H. | RTKlive

Trajneri Luciano Spalletti mund të largohet nga Napoli në fund të sezonit, pavarësisht se i solli klubit titullin e parë të ligës pas 33 vjetësh.

“Corriere dello Sera” pretendon se marrëdhënia e Spallettit me presidentin e klubit Aurelio De Laurentiis është tensionuar seriozisht.

Spalletti ka një vit të mbetur nga kontrata e tij me Napolin. De Laurentiis nuk e ka uruar për titullin dhe as nuk e ka përmendur emrin e tij në planet për festën e titullit të kampioni. Spalletti ka munguar gjithashtu konferencën për shtyp, andaj “Corriere dello Sport” raporton se trajneri me siguri do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni.

Spalletti është te Napoli që nga korriku i vitit 2021 dhe ka 60 fitore në 93 ndeshje.

Si pasardhës të mundshëm të tij përmenden Rafael Benitez, Antonio Conte, Gian Piero Gasperini dhe Vincenzo Italiano.