Superliga/ A do të vendoset sot titulli i kampionit? Live në Radio Kosova
BKT
Sport

Superliga/ A do të vendoset sot titulli i kampionit? Live në Radio Kosova

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Superliga e Kosovës në futboll, vjen sot me ndeshjet e javës së 36-të.

Kjo xhiro e cila është e parafundit e këtij sezoni, pritet të sjellë duele interesante pasi që në çdo sfidë pikët janë tejet të rëndësishme në garën për titullin e kampionit, daljen në Evropë dhe mbijetesën në Superligë.

Lideri i tabelës, Ballkani mund të shpallet kampion i Kosovës qysh sot nëse e mposht Ferizajt, dhe në rast të ‘kiksit’ të Dritës në ndeshjen me Malishevën. Skuadra nga Suhareka aktualisht kryeson tabelën me 69 pikë, dy më shumë së Drita.

Duel interesante pritet të sjellë edhe përballja mes Llapit dhe Gjilanit, këta të fundit janë në garë për të siguruar një vend që dërgon në Evropë.

Evropën e kërkon edhe Dukagjini që do të kërkojë pikët e plota në ballafaqim me Trepçën ’89, derisa këta të fundit janë në garën për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit tonë.

Të gjitha ndeshjet do të luhen nesër pasdite dhe do të transmetohen në Radio Kosova.

Superliga /Java e 36-të

 Sot takohen: