Po shkëlqen këtë sezon, Simons drejt Arsenalit
BKT
Sport

Po shkëlqen këtë sezon, Simons drejt Arsenalit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi anglez, Arsenal raportohet se ka shanse për të nënshkruar me mesfushorin e PSV Eindhoven, Xavi Simons këtë verë.

20-vjeçari ka shfaqur formë të shkëlqyer këtë sezon të garave në Holandë, duke shënuar 16 gola dhe nëntë asistime, duke ndezur interesimin e top-klubeve evropiane.

Simons verën e kaluar iu bashkua PSV-së nga PSG-ja si transferim i lirë. Megjithatë, lojtari gjatë kësaj verë, duket se do të bëhet me ‘shtëpi’ të ri.

‘Emiratës’ thuhet se do të jetë e ardhmja e mesfushorit të PSV-së. ‘Topçinjtë’ siç raportohet, tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit të cilin e duan në skuadër për sezonin e ardhshëm.