16:34 / 20.05.2023
“Karagaçi”, arenë e finales së parë
F.Bytyqi /RTKLive
Palestra e Sporteve ‘Karagaçi’ në Pejë, do të jetë arenë e finales së parë të play-off-it në elitën e hendbollit kosovar, ku do të përballen Besa Famgas dhe Trepça.
Sfida e parë vjen sonte prej orës 19:00. Te Besa Famgas e te Trepça janë shprehur optimistë para ndeshjes së parë të finales së pley-off-it.
Besa Famgas ka përparësinë e terrenit vendas në ndeshjen e parë e po ashtu traditën e sukseseve në dekadën e fundit.
Natyrisht edhe cilësinë e pakontestuar. Ndërkohë mitrovicasit pos cilësisë, janë edhe të motivuar nga suksesi në garën për Kupën e Kosovës.
Në finale të Kupës, Trepça e mposhti pikërisht Besën e Pejës.
Finalja e parë pritet të karakterizohet me lojë të fortë, hendboll cilësor dhe atmosferë sportive në tribuna.























