17:38 / 20.05.2023
Ilir Daja e Ballkanit: Titulli është më i vështirë të mbrosh sesa të fitosh
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ballkani i Suharekës për herë të dytë prek titullin e kampionit në Kosovë.
Me fitoren ndaj Ferizajt (2-0), Ballkani edhe zyrtarisht është kampion i ri i Kosovës.
Trajneri i kësaj skuadre, Ilir Daja pas ndeshjes u shpreh i ngazëllyer me suksesin e arritur. Ai thotë se Ballkani e ka merituar titullin e kampionit. Sipas Dajës, ky sukses i shkon gjithë lojtarëve të skuadrës së Ballkanit.
“Titulli është më i vështirë të mbrosh sesa të fitosh. Kemi pas shumë telashe gjatë rrugës, kemi pasur ngarkesë të madhe edhe në garat ndërkombëtare por e kemi përballur. I gjithë titulli i shkon lojtarëve, presidentit për investime dhe gjithë qytetit. E kemi merituar këtë titull”, ka thënë strategu shqiptar.























